Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar në lidhje me arrestimin e Xhuliana Aliajt, e cila akuzohet se kishte dhënë alarm falas, duke vënë në panik qytetarët pas tërmetit. Përmes një postimi në ‘Facebook’ Berisha e ka dënuar ashpër prangosjen e vajzës, ndërsa thekson se Aliaj u arrestua vetëm se postoi në rrjetet sociale një shkrim të gazetës së Vatikanit. Po ashtu ai i ka kërkuar qëverisë që të lirojnë të renë.

“Çmenduria dhe banditizmi i narkohorrave me uniforme, Xhulianen e arrestuan se postoi në rrjetet sociale shkrimin e gazetës së Vatikanit (https://www.avvenire.it/…/rischio-disastro-al-porto-di-dura…)

Denoj me ashpersine me te madhe kete akt banditesk te narkoqeverise se Edvin Mafise dhe kerkoj lirimin e menjehershem te Xhuliana Aliajt. sb”, shkruan Berisha.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb