Gjykata e Durrësit ka lënë në burg ish-drejtorin e Kadastrës Shtetërore në këtë qytet, Liridon Pulën, i cili u arrestua pak ditë më parë për shpërdorim detyre.

Pula zëvendësoi në këtë post Ardian Iljazajn, i cili u shkarkua nga kryeministri Edi Rama, ndërsa aktualisht në krye të Kadastrës së Durrësit është urdhëruar Arjan Çengu.

Liridon Pula u arrestua tri ditë më parë, ku nga ana e Krimit Ekonomik, dyshohet se ai, së bashku edhe me zyrtarë të tjerë, kanë tjetërsuar dhe abuzuar me pronat, kryesisht në bregdet.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb