PUKË-“Detyrim paraqitje” është masa që Gjykata e Pukës ka dhënë për 17-vjeçaren jetime Kristjana Kola e cila akuzohet për vjedhje të energjisë elektrike. Në një prononcim për News 24 Kola tregon se arrestimi ka qenë momenti më i vështirë që pas vdekjes së babait. E mitura jetime sqaron se e ka rilidhur energjinë elektrike për të pjekur bukën e gatuar vet dhe se veprimet e saj megjithëse të jashtëligjshme ishin vetëm për arsye mbijetese. “Punonjësit e policisë ishin mjaft të sjellshëm. Ishte një akt mbijetese dhe isha e ndërgjegjshme për rrezikun” është shprehur e mitura.

(a.n/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: