TIRANË- Policia e Tiranës ka vënë në pranga sot një 39-vjeçar, të akuzuar për disa vjedhje në kryeqytet, kryesisht telefona. Erind Vogli sipas bluve gjuante telefonat e klientëve të lokaleve dhe përdoret një biçikletë për të kryer grabitjet dhe për t’u larguar.

Vogli ka qenë punonjës i Kryeministrisë në sektorin e Informacionit dhe është larguar rreth një muaj më parë nga puna, duke dhënë dorëheqjen.

Në shkresën e siguruar nga “BalkanWeb”, që mban datën 5 qershor shkruhet se Vogli ishte punësuar më 26 maj të vitit 2015 në Drejtorinë e Informacionit si teknik (kameraman), por ka kërkuar dorëheqjen dhe ndaj i është kërkuar Departamentit të Administrimit dhe Shërbimeve Sektorit të Financë-Buxhetit ndërprerja e kontratës. Afati përfundimtar i marrëdhënieve financiare ka qenë 12 maji. Sipas Policisë, Vogli ka qenë i dënuar edhe më parë për vjedhje.

SHKRESA

Në Zbatim të ligjit nr.7961, datë 12.7.1995, “Kodi i Punës i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar, ju bëjmë me dije zgjidhjen e kontratës së punës nr. 3049, datë 26.6.2015, për z. Erind Vogli, me detyrë teknik (kameraman) në sektorin e Informacionit, në Drejtorinë e Informacionit, në Departamentin e Komunikimit dhe Marrëdhënieve me Qytetarët, për arsye të dhënies së dorëheqjes. Përfundimi i marrëdhënieve financiare të bëhet në datën 12.5.2017.

shkresa per Erindin

(m.k/BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: