DURES

Gjykata e Durrësit vendos masën detyrim paraqitje për 25-vjeçaren Xhuliana Aliaj e cila u arrestua për përhapje të informacioneve të rreme. 25-vjeçarja do të hetohet në masën ‘detyrim paraqitje’ dy herë në muaJ.

Kjo masë u kërkua nga prokurori Madrid Kullolli dhe u pranua nga gjykata. Xhuljana Aliaj u arrestua disa ditë më parë pasi akuzohet për përhapje të informatave të rreme që përhapin panik.

Avokati i saj mbrojtës tha se Xhuliana nuk ka pasur qëllim që të përhapë panik por në kushtet psikologjike të tërmetit ka bërë një thirrje për kujdes nga ana e banorëve në një zonë të rrezikshme siç është ajo e depozitave të karburantit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb