SHKODËR

34-vjeçari Ervis Paçrami që u arrestua rreth një javë më parë në Shkodër me akuzën e kundërshtimit me dhunë ndaj punonjësit të policisë ka paditur pas lirimit policinë. Ai pretendon se kanë qenë efektivët e policisë që e kanë dhunuar dhe jo e kundërta. Një video e marrë nga kamerat e sigurisë të bizneseve në zonë e kanë shpëtuar nga burgu shkodranin.

I riu ka mundur të mbrohet nga akuza me pamjet nga kamerat e sigurisë që kanë filmuar momentin dhe gjithçka sa ndodhi mes tij dhe 2 policëve. Në pamje duken 3 personat pranë automjetit të policisë të cilët në kontroll e sipër të dokumenteve, nisin të konfliktohen fizikisht.

Në minutën 15:31 të videos është e dukshme kur një prej policëve, i identifikuar si Lirim Çoçja godet drejt 34- vjecarin Paçrami.
Pas kësaj video, mësohet se 34-vjeçari është nxjerrë nga qelia, ndërkohë që ka ngritur padi ndaj efektivëve të policisë për dhunë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb