Gjykata e Pukës pranon kërkesën e Prokurorisë, jep masën e sigurisë “Arrest me Burg” për dy efektivët e Komisariatit të Policisë së Pukës, Bibë Luka dhe Gjergj Dodani.

Gjyqtarët Flutura Hoxha e Rexhep Karaj vlerësuan të ligjshëm arrestin në flagrancë të dy efektivëve të komisariatit të Policisë së Pukës duke pranuar kërkesën e Prokurorit Ardian Nezha për arrest me burg me afat dy muaj, deri në kryerjen e plotë të hetimit në ngarkim të Dodanit e Lukës.

Bibë Luka dhe Gjergj Dodani u arrestuan dy ditë më parë nga Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesave pranë Ministrisë së Brendshme, pasi hetimet kishin filluar dy muaj më parë ndaj dy efektivëve. Ata akuzohen për kultivim narkotikësh dhe shpërdorim detyre.

Gjergj Dodani dhe Bibë Luka, të dy punonjës Policie me gradën Inspektor kanë një karrierë të gjatë në Policinë e Shtetit ndërsa asnjëri prej tyre nuk ishin bërë pjesë e hetimeve të mëparshme nga strukturat e Ministrisë së Brendshme.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: