Gjykata Themelore e Mitrovicës ka liruar mbrëmjen e sotme dy policët e Kosovës, të cilët u arrestuan dy ditë më parë nën dyshimin se kanë manipuluar provat rreth vrasjes së Oliver Ivanovicit.

Lajmin për “Kohën Ditore” e ka konfirmuar kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, Shyqri Syla.

Prokuroria, sot në mëngjes ka kërkuar nga Gjykata, që t`u caktojë një muaj paraburgim të dyshuarve.
Dy policët janë Zarko Jankovic dhe Dragica Markovic. Ata, sipas burimeve, dyshohet se një gëzhojë e kanë larguar nga vendi i ngjarjes dhe nuk e kanë dorëzuar bashkë me provat e tjera.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb