Ka ndërruar jetë ditën e sotme Ardi Daullxhiu, një qytetar që u bë i njohur për publikun pas thirrjes publike që i bënte bashkisë së Durrësit për t’i ndërtuar një banesë, ndërsa mori nofkën “i mjeri më i famshëm në Shqipëri”.

Mësohet se ai ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në spitalin e Durrësit, si pasojë e një ataku kardiak.

Ardi, baba i një fëmijë, jetonte në kushte të vështira ekonomike, ndërsa pas thirrjeve publike drejtuar Bashkisë, mundi që të kishte një strehë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: