TIRANE
Në muajin janar Genta Ismajli u bë nënë për herë të parë. Ajo solli në jetë dy binjakë, një vajzë dhe një djalë.
Genta ka zgjedhur që mos t’i publikojë portretet e fëmijëve, duke i mbajtur larg syrit të mediave. Mirëpo, së fundmi, këngëtarja ka zbuluar emrat që ka zgjedhur.
Ajo, madje i ka hapur edhe një profil në Instagram me emrat e tyre Icon dhe Ivy Blue. Ditën e djeshme këngëtarja shqiptare ka publikuar një foto të dy bluzave të fëmijëve në krah të së cilave shkruante se së shpejti do të publikojë edhe foto të tjera.