Presidenti izraelit Isaac Herzog, në fjalën e tij gjatë takimit me kryeministrin Edi Rama, tha se janë bërë një vit nga sulmi brutal i Hamasit. Herzog theksoi se Shqipëria është radhitur në krahun e duhur të historisë, duke shtuar se shqiptarët dhe hebrenjtë i bashkon historia.

“U bë një vit nga sulmi brutal i Hamasit. Shqipëria ka treguar që qëndron pranë Izraelit, ndërsa ne luftojmë për të mbrojtur vendin tonë. Shqipëria është radhitur në krahun e duhur të historisë.

Pengjet mbahen mizorisht në Gaza, duke shkelur normat ndërkombëtare, duhet të bëjmë gjithçka që t’i sjellim në shtëpi ata. Irani ka një fiksim antisemit. Shqiptarët dhe hebrenjtë i bashkon historia. Jam tepër i kënaqur që ndodhem këtu dhe që eksplorojmë rrugë të reja të forcimit të raporteve tona”, tha Herzog.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: