Deputeti i Partisë Socialiste Xhamal Qefalia, i ftuar në rubrikën “Opinion” në Neës24 ka folur në lidhje me debatet e krijuara sot në Kuvend me refuzimin e kërkesës së nënshkruar nga 7 deputetë të PD, mes tyre edhe kryeministri Sali Berisha, për një interpelancë me kryeministrin Edi Rama.

Sipas tij kjo kërkesë u bë me qëllim show-n politik, ndërsa shtoi se refuzimi nuk u bë për shkak se një nga nënshkruesit e saj është ish-kryeministri Sali Berisha, por sepse kishte papërputhshmëri me Rregulloren e Kuvendit.

“Pati debate në nisje të seancës, debat që u fokusua te një kërkesë e disa deputetëve për interpelancë me Ramën. Mënyra se si funksionon Kuvendi janë të përcaktuara. Mënyra se si bëhet kërkesa. Kryetarja e Kuvendit i ka kthyer një përgjigje se kjo kërkesë nuk kishte përputhshmëri me Rregulloren.
Kërkesa për interpelancë ishte më shumë show politik.
Interpelanca nuk u refuzua për shkak të faktit që kërkesa ishte nënshkruar edhe nga zoti Berisha, por për faktin që nuk kishte përputhshmëri me rregulloren”, tha ai.

Ai foli edhe në lidhje me Kongresin e Partisë Socialiste që do të mbahet, ku tha se pritet të ketë një numër të madh delegatësh të pranishëm.

Qefalia shtoi se synohet që deri në fund, të arrihet një numër prej 50 mijë  anëtarë të rinj prej 50 mijë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: