Jimmy Carter bëri histori dje pasi mbushi 100 vjeç dhe kështu u bë i vetmi ish-president i SHBA-së që arriti këtë moment historik moshe.
Carter, në një paraqitje të rrallë publike, festoi ditëlindjen në kopshtin e shtëpisë së tij në Gjeorgji me familjen dhe miqtë.
Ish-presidenti amerikan 100-vjeçar ishte në një karrige me rrota, ndërsa katër avionë luftarakë fluturuan në qiell për ta nderuar atë.
Jimmy Carter ka jetuar në një shtëpi pleqsh që nga shkurti i vitit 2023 pasi gruaja e tij prej 77 vitesh, Rosalyn, vdiq nëntorin e kaluar.
Former President Jimmy Carter celebrated his 100th birthday surrounded by family and friends in his backyard in Plains, Georgia. CBS News was there as he was wheeled outside, beneath the shade of his trees, to witness a military flyover with four fighter jets. pic.twitter.com/FKKd6XrHL6
— CBS News (@CBSNews) October 1, 2024
Carter ka thënë se dëshiron të jetojë mjaftueshëm për të votuar për Kamala Harris për presidente të SHBA-së, ndërsa votimi në Gjeorgji pritet të fillojë në fund të tetorit. “Po përpiqem të mbahem në mënyrë që të votoj për Harrisin”, ishin fjalët që Carter thuhet se i tha djalit të tij Chip.