Kyeministri Edi Rama ka ndarë sërish në rrjetet sociale një videot ku i është përgjigjur komentuesve.
“U bëre bozë çdo ditë në ekran”, ishte një nga komentet të cilit kreu i qeverisë zgjidhi t’i përgjigjet sot, duke sqaruar se ka zgjedhur këtë mënyrë komunikimi për të informuar qytetarët në lidhje me punët e bëra nga kjo qeveri, qofshin ato të mëdha e të vogla, punë që jo gjithmonë sipas tij gjejnë hapësirë mediatike.
“Puna ime është të udhëheq natyrisht edhe për të informuar. Dritaret e reja që kam hapur janë për të debatuar dhe informuar siç bëra për marrëveshjen e nënshkruar dje në Abu Dhabi. Tani ti thua që një KM ka detyra të tjera, ndërsa për mua dita nis me ty. Sepse sa hap sytë nis të mendoj ç’të bëj sot për mandatin që kam marrë nga njerëzit për vendin tënd dhe timin. Asnjë nga punët e mëdha ose të vogla nuk rri pa vëmendje dhe asnjërën nuk lë pa bërë. Këto videot janë një grusht minutash, ndërsa dita ime nis sa gdhihet dhe përfundon pas mesnate.
Kush më ndjek këtu, ta di çfarë bëjmë. Ndër plot gjera me rëndësi për vendin dhe njerëzit, po që nuk ka rëndësi për kanalet dhe portalet që janë të zënë me ato gjyqet popullore me gjysma të vërteta që janë gënjeshtrat më të mëdha.
Ja psh e ke dëgjuar që prodhimi nga energjia diellore ka arritur në 10% të prodhimit të përgjakshëm të energjisë? Jo, por ke dëgjuar që Shqipëria ka prodhuar dem baba dem energjinë që i duhet për vete prandaj duhet ta ketë me bollëk. Kjo është një gënjeshtër e madhe sepse nuk ka qenë kurrë e tillë.
Ka edhe një gjë tjetër që është qershia mbi tortë, që çdo të vërtetë pozitive e quajnë propagandë dhe çdo gjysmë të vërtete negative e quajnë fakt”, tha Rama.