Philipp Coutinho u shndërrua të shtunën në blerjen e 3 më të shtrenjtë të historisë së futbollit, duke kaluar nga Liverpool te Barcelona për shifrën e frikshme të 164 mln eurove.

Sot braziliani ka kryer vizitat mjekësore në Katalonjë, aty ku ka mësuar edhe për një dëmtim në kofshë. Vizitat u kryen në dy faza, në orën 7:30 dhe më pas sërish vonë në mëngjes.
47E3BAD200000578-5245767-Philippe_Coutinho_on_the_treadmill_during_his_Barcelona_medical-m-47_1515411502095
Kjo do të thotë se debutimi i Coutinho-s do të vonohet dhe ai ka gjasa të humbasë ndeshjen e ardhshme të “Copa del Rey” me Celta Vigo dhe ndeshjet e “La Liga-s” kundër Real Sociedad, Real Betis dhe Alaves.

Sipas përllogaritjeve “play-maker-i” 25-vjeçar mund të bëjë debutimin e tij në derbin katalanas kundër Espanyol, klub në të cilin luajti i huazuar nga Inter në 2012, më 4 shkurt.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb