Një çift turistësh zviceranë kanë mbetur të bllokuar në afërsi të Sorokolit në malin e Korabit.

Turistët janë nisur që pasditen e djeshme në këtë tur, dhe nuk kanë mundur të kthehen, ndërsa dyshohet se u bllokuan nga një ortek.

Policia e Dibrës, forcat Alpine nga Tirana dhe Kosova u kanë shkuar në ndihmë, ndërkohë që pritet që helikopteri të bëjë uljen për t’i transportuar. Por duke qenë se terreni është i vështirë, po punohet për uljen e mjetit fluturues.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: