ITALI

Një shtetas me kombësi shqiptare është arrestuar dje, të mërkurën e 3 prillit, nga forcat e policisë në Pescara. Agjentët e policisë kanë identifikuar dhe arrestuar 49-vjeçarin me iniciale H.A, nga Shqipëria, i cili kishte hyrë në territorin italian në mënyrë të paligjshme edhe pasi ishte dëbuar në vitin 2013.

Për këtë arsye burri është shoqëruar në zyrat e Questuras, ku dhe është arrestuar për futjen në mënyrë të paligjshme në territorin italian.

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: