SPANJË

Skuadra e Real Madrid u ndal në barazim në shifrat 2-2 ndaj Villareal, por ky dështim nuk ishte i vetëm për skuadrën e “Los Blancos”. Lajm aspak i mirë për spanjollët konsiderohet dëmtimi i Gareth Bale. Sipas mediave spanjolle, uellsiani mund të qëndrojë 2-4 javë larg fushës së blertë.

Dëmtimi i tij është shoqëruar edhe me ironi, pasi Bale që prej kohës kur iu bashkua “Galaktikëve”  është dëmtuar plot 22 herë.

Pas përfundimit të takimit, trajneri Solari u shpreh se nuk ishte i shqetësuar për dëmtimin. Por e vërteta nuk doli kështu pas ekzaminimeve mjekësore. Bale kishe pësuar dëmtime në pjesën e gjurit të këmbës së majtë dhe kjo do ta lë për disa javë jashtë formacionit.

Titujt e mediave kanë ironizuar me dëmtimin e tij, ndërsa njëra prej tyre e cilësoi Bale si “Mr Glass” apo e thënë në shqip si “Zotëri qelqi”.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: