Mike Maignan me shumë gjasë do të jetë në derbi. Portieri i Milanit u dëmtua në Champions duke shqetësuar të gjithë, por ekzaminimet e fundit mjekësore tregojnë se nuk bëhet fjalë per diçka serioze.

Në këto kushte, trajneri i kuqezinjve, Fonseca do e grumbullojë për ndeshjen me Interin. Maignan është një element i rëndësishëm për skuadrën, teksa prej vitesh ka dhënë një kontribut të çmuar. Në këtë sezon, 29-vjeçari ka luajtur 4 ndeshje.

Sa i takon situatës së lojtarëve të tjerë në prag të derbit, asnjë problem për Calabria, edhe mbrojtësi do të jetë në derbi.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb