Dani Alves, pak ditë më parë në finalen e Kupës së Francës, u detyrua të mos e përfundonte takimin për shkak të një dëmtimi në gju, duke ngjallur frikë edhe për pjesëmarrjen në Botëror.

Sot sipas mediave braziliane kanë dalë përfundimet e ekzaminimeve që ekipi kombëtar i Brazilit ka bërë dhe frika është vërtetuar, Dani Alves do të humbasë Botërorin që do të zhvillohet në Rusi.

Nnjë lajm tepër negativ për Brazilin por edhe për vetë futbollistin i cili e kishtë mundësinë e fundit për të luajtur në një kupë bote, duke parë se ai tashmë është 35-vjeçar.

Ende nuk bëhet e ditur ekzaktësisht se çfarë dëmtimi ka pësuar futbollisti, por gjithçka do të mësohet më vonë. Ndërkohë pritet edhe një reagim nga vetë Alves.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: