Ndonëse operacioni për kërkimin e trupave të pajetë nën rrënoja ka përfunduar, vijon puna në terren për pastrimin e zonave të goditura nga tërmeti shkatërrimtar i 26 nëntorit, që la pas 51 të vdekur.

Ditën e sotme aksioni është përqendruar në një prej hoteleve të shembura në Durrës. Bëhet fjalë për hotelin ‘Vila Verde’, një ndërtesë 4 katëshe në zonë e plazhit që është shkatërruar komplet nga tërmeti, ndërsa rrezikon dhe ndërtesat e tjera aty pranë.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Gazetari Ergys Gjençaj raporton për “BalkanWeb” se tashmë ka nisur puna për shembjen e ndërtesës, ku po ndërhyjnë fadroma dhe punonjës të ndërtimit.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb