Federata Bullgare e Futbollit ka nisur fushatën “Shalli i Respektit”, të ardhurat e së cilës do të shkojnë të gjitha në luftën kundër diskriminimit në sport. Shalli, që ka mbishkrimin “futbolli është për të gjithë” dhe me një dorë të zezë që shtrëngon një dorë të bardhë, do të mund të blihet nga tifozët për një çmim prej 25 levësh, ose rreth 13 euro.

Bullgaria përfundoi në syrin e ciklonit muajin e shkuar për shkak të racizmit të tifozëve bullgarë ndaj lojtarëve më ngjyrë të Anglisë. Kreu i federatës dha menjëherë dorëheqjen pas kërkesës së kryeministrit të vendit, ndërsa UEFA e pezulloi Bullgarinë me dy ndeshje pa tifozë.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb