Ish-deputeti demokrat Luciano Boçi përmes një statusi në rrjetin social “Facebook” ka reaguar, pasi  gjykata e shpalli atë të fajshëm për akuzën e shpifjes.


Boçi shprehet se vendimi ishte politik, si dikur agjitacion e propaganda, ndërsa shprehet se Lindita Nikolla është super e korruptuar.


Statusi i Luciano Boçit:


Nuk jam i surprizuar nga vendimi i gjyqtarit sot.

Ishte nje vendim i shkruar para se të merrej e lexohej.

I shkreti, akoma nuk e ka kaluar vettingun politik të organizatës bazë të Partisë që përzgjedh besnikët.

Si i tillë Ishte një vendim i pastër politik.

Jetojmë ditët e regjimit të norko-politikës dhe kuptohet.

Dënohesh për Agjitacion-Propagandë të bërë kundër udhëheqjes dhe nuk është çudi.

Aq më tepër Vendimi nuk ka qenë tek e fundit, i tij.

Është i vetë Ramës, i cili trysnon sot dhe imponon shumë vendime në raport me kundërshtarët e tij politikë dhe në raport me aleatët e tij kriminalë.

Sot në Shqipëri dënohesh shumë lehtë e shpejtë pse denoncon, pse thua të vërteta, pse proteston, pse kërkon të drejta.

Po të bësh krim, korrupsion, trafik droge, pastrim parash të pista, vrasje nuk të gjen gjë as nga policia as nga Rama, as nga drejtësia “e re” e kapur prej tij.

Madje venerohesh e gradohesh.

Ne sollëm të gjitha argumentat e duhura e bindëse për çdo lexues ligji e jo më për një specialist.

Vendimin do ta apelojmë.

Deri atëhere, Lindita mund të shkojë të krihet nja dy herë tek parrukieri, se një e krehur aq i bën, sa gjysma e dënimit, me shpresë se do i bëjnë telefon e trysni dhe Apelit.

Sa për deklarimet e mia i them dhe njëherë botërisht, me pak ndryshim.

Ish Ministrja e arsimit me mesataren 5.8, nuk është thjeshtë e paaftë. Është super e paaftë.

Ish Ministrja e shkatërrimit të Arsimit, nuk është thjeshtë e papërgjegjshme. Është super e papërgjegjshme.

Nuk është e korruptuar, por super e korruptuar.

Këtë ia dëshmuan 140 mijë studentë më protestën e tyre, që i rrethuan ministrinë një muaj rresht dhe e shkulën nga karrigia.

Ia thanë prindërit e Shqipërisë që morën me vonesë dëftesat e 340 mijë fëmijëve të tyre.

Ia thonë çdo ditë 34 mijë mësuesit që janë mashruar disa herë rresht nga deklarimet e saj.

Padrejtësia që sundon sot, zhbëhet duke rrëzuar juntën e vjedhësit Ramë të votave, të shpresës e së ardhmes!

(d.xh/ BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb