Besnik Berisha, ish-këshilltari i Isa Mustafës, ka reaguar lidhur me gjendjen shëndetësore të ish-kryeministrit të Kosovës. Ky i fundit ndodhet në një spital të Gjermanisë, pas komplikacioneve që shfaqi pasi u prek nga gripi.
Berisha theksoi se gjendja e Mustafës paraqitet e stabilizuar. “Nuk ka tendencë për të fshehur gjendjen shëndetësore të Isa Mustafës. Ai i është nënshtruar një trajtimi nga një gjendje gripi, por që ka pasur komplikime. Nuk ka ende diagnozë të saktë, nuk është as ajo që flitet deri më tani. Por, Mustafa gëzon shëndet të qëndrueshëm dhe është në humor të mirë”, ka thënë Berisha, në një intervistë për Info Magazine në Klan Kosova.
Udhëtimi i ish-kryeministrit për Gjermani, Berisha tha është bërë jo si situatë emergjente, por si masë parandaluese. “Masa parandaluese me qëllim që Mustafa të sigurohet, kompilimet që kanë ndodhur të mos jenë të ndonjë natyre më serioze dhe ai është dërguar në një qendër të specializuar për fizioterapi që kërkohet pas këtyre rasteve”, tha ai.
(ed.me/BalkanWeb)