TIRANE

Presidenti Ilir Meta ka vizituar sot në spitalin e Traumës sekretarin organizatit të protestave të PD-së Sahit Dollapi, i cili ndodhet në gjendje të rëndë pas dhunës në protestën e 11 majit.

“Presidenti Meta vizitoi sot në Spitalin e Traumës z.Sahit Dollapi i cili është në gjendje të rëndë pas dhunës së ushtruar ndaj tij nga disa efektivë të Policisë së Shtetit.

Meta u interesua për shëndetin e tij dhe bisedoi me mjekët për të garantuar përmirësimin e gjendjes sa më parë të jetë e mundur”, bënë me dije burimet për BalkanWeb.

Dollapi u dhunua gjatë protestës të së shtunës. Ai u ndalua fillimisht nga një polic i cili i kërkoi të largohej duke i marrë maskën kundragaz nga dora.

Ai tentoi të largohej me vrap por një grup policësh e rrethojnë dhe e qëllojnë me shkopa gome.

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb