Në emisionin “Me Zemër të Hapur” në News24, është publikuar një rrëfim i dhimbshëm nga një e moshuar, e cila ka përjetuar dhunë nga djali i saj, i cili tashmë është arrestuar për këtë ngjarje.

Gjatë intervistës, ajo ka treguar ngjarjen që ka ndodhur një natë, kur ajo kishte dalë nga banesa dhe djali i kishte kërkuar të kthehej brenda.

E moshuara shpjegoi se, pasi nuk pranoi të hynte, djali i saj ka ngritur zërin dhe ka tentuar ta tërhiqte me forcë. Sipas saj, djali kishte pirë alkool në momentin e ngjarjes. Megjithatë, ajo theksoi se e ka falur dhe kërkon që ai të lirohet.

“Burri im ka qenë mësues. Jam keq nga të gjitha gjërat. Dola një natë jashtë, çuni më tha të hyja brenda, por unë nuk pranoja. Ai kishte pirë raki. Ishim vetëm ne të dy. Ai donte të më tërhiqte dhe të më fuste brenda. E kam falur për gjithçka, dua që të dalë. I kam rritur me vështirësi fëmijët”, u shpreh ajo.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb