Biznesmenia e dhunuar në Lazarat, 48-vjeçarja Lavdije Buzheri, ka folur nga spitali për “News24” dhe “BalkanWeb”, ku ka treguar edhe shenjat e nxirjes në trupin e saj.



Çfarë iu thanë mjekët, si është gjendja juaj shëndetësore?
Mjekët m’i bënë të gjitha, grafi, skopi, por vazhdoj të jem njësoj, me marrje mendsh, dhimbje në të gjithë trupin.


Sa vjeçe jeni?
48 vjeçe.

Biznesmenia Buzheri u dhunua nga nipi i burrit, Alfons Buzheri, i cili ka qenë i dënuar në 2004 për kundërshtim të forcave të policisë, pasi i ka qëlluar me armë, edhe për kultivim të bimëve narkotike, por që ka dalë nga burgu prej dy vitesh.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb