KUKËS- Reagojnë prindërit e Nderim Lushit, i cili u dhunua nga forcat e rendit gjatë një proteste të mbajtur në Kukës dy ditë më parë. Gjatë një interviste për News24, babai i Nderimit deklaroi se policia nuk i ka lejuar ata që ta takojnë djalin e tyre.

Ai ka bërë me dije më tej se nga takimi që kanë bërë të afërmit e tij në ambientet e paraburgimit, kanë vërejtur shenja dhunë në trupin e Nderimit, e sy të nxirë. “Ne si prindër na kanë refuzuar ta takojmë. E kanë vizituar të afërmit, kanë parë shenjat e dhunës. Ata e kanë goditur në sy dhe në trup”, -u shpreh babai i tij. Nga ana tjetër, babai i Nderimit deklaroi se policia i ka mohuar djalit të tij dhe të drejtën e një raporti mjekësor.

“Raporti mjekësor i takon me ligj. i kanë shtyrë masën e sigurisë. Presin që plagët të shërohen që të mos duket dhuna”, shtoi më tej ai. Nga ana tjetër, babai i Nderim Lushit i bëri apel shtetit që të zbatojë ligjin. “Shteti të zbatojë ligjin dhe ti japë të drejtën që i takon tim biri. Ai është i pafajshëm, ndaj të nxirret nga burgu një orë e më parë. Kjo, pasi ai ka qenë duke protestuar në mënyrë paqësore.”, -deklaroi babai i Nderim Lushit.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb