Gazetarja e “News24” dhe “BalkanWeb”, Dorjana Bezat, ka shkuar këtë mesditën në familjen e Jan Prengës, në Kamëz, pasi policia dha lajmin e hidhur për vdekjen e 49-vjeçarit, pas marrjes peng dhe dhunimit nga katër persona, të cilët janë arrestuar.

Familjarët e 49-vjeçarit kanë treguar për gazetaren Bezat detaje nga krimi makabër. Për mikrofonin e “News24”, kunati i viktimës, Mark Sula, ka thënë se Jani nuk ka pasur konflikte me asnjë njeri, ndërsa i ka bërë apel shtetit të gjejë trupin e tij të pajetë dhe t’ua dorëzojë familjarëve.

“Janin e rrembyen dhe e vrane, drejtesia te vihet ne vend. Policia e Tiranes na thirri mbreme dhe na tregoi se ai nuk jeton me. Jani nuk ka pasur asnje konflikt e asnje problem me askënd. Nuk i njohim te arrestuarit e as kemi probleme me ta. Shteti te gjeje trupin e ta sjelle ne shtëpi”, ka thënë ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb