KORCE

Disa lagje të qytetit të Korçës vijojnë të kenë ndërprerje të energji elektrike prej ditës se djeshme për shkak të djegies së dy transformatorëve.

Mësohet se disa lagje furnizohen të alternuara me energji elektrike, ndërsa OSHEE po punon për riparimin e defektit dhe situata pritet të normalizohet pas 4 orëve me zëvendësimin e dy transformatorëve te rinj.

“Brigadat e OSHEE, Tensioni i Lartë, ka ngarkuar dhe nisur drejt Korçës një transformator të ri, për ta venë në punë dhe stabilizuar situatën. Qyteti Korçë furnizohet në mënyrë të alternuar, në kushtet kur Nënstacioni ka dy transformatorë jashtë pune.

Procesi teknik i vendosjes së transformatorit të ri kërkon 48 orë, por jemi të angazhuar për ta likuiduar si proces brenda 24 orëve”-thuhej dje në një njoftim nga OSHEE.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: