ITALI- I ekstraduar që prej mëngjesit të së enjtes drejt Italisë, Nazer Seiti, i cilësuar si financieri i grupit të Habilajve aktualisht ndodhet në dhomat e sigurisë në një nga burgjet e Romës në pritje të procedurave për t’u transferuar në Catania.

Gazetari i Meridionews Dario de Luca, thotë për ‘News 24’ se Nazer Seiti pritet të transferohet nesër në Sicili. De Luca thotë se prokurori i çështjes ‘Habilaj’ që do të marrë në pyetje financierin e grupit kriminal nuk pret që të marrë shumë detaje mbi funksionimin e rrjetit, shkruan ‘BalkanWeb’.

Siç dihet edhe gjatë kohës së qëndrimit në paraburgim në Shqipëri, Seiti nuk ka pranuar që të bashkëpunojë me drejtësinë. Ekstradimi i vlonjatit ka shkaktuar shumë ‘zhurmë’ dhe përplasje mes institucioneve në Shqipëri, pasi është komentuar procedura e ekstradimit të tij drejt Italisë.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb