Janë zbardhur detaje të reja nga vrasja me armë zjarri në Selenicë të Vlorës, e ndodhur mbrëmjen e sotme.


Raportohet se viktimë ka mbetur 47-vjeçari Nikola Ikonomi, i cili nga bashkëfshatarët e tij njihej dhe me emrin Laver Tozaj, por që i kishte ndërruar emër e mbiemër.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Resulaj të Selenicës, ndërsa 47-vjeçari është ekzekutuar me tre plumba në pragun e shtëpisë së tij.


Gazetari Erik Mehmetaj raporton për “BalkanWeb” se viktima ishte i pa punë prej disa kohësh dhe nuk njihej si njeri problematik.


Ndërkohë, policia ka blinduar zonën dhe ka nisur hetimet për të siguruar sa më shumë prova, që do të ndihmojnë në zbardhjen e këtij krimi.

(d.ç./BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: