Ermioni Katsifa, motra e Konstandinos Katsifas, minoritarit që u vra në Bularat në 28 tetor 2018, kryeson listën zgjedhore për parlamentin grek me partinë “Bashkimi i Qendrorëve”.

Përzgjedhja e Ermioni Katsifa ishte vendim i kryetarit të partisë Vasilis Leventis, me deklaratën “vendosim motrën e homogjenit që u ekzekutua padrejtësisht nga policia shqiptare, ditën e përkujtimores së 28 tetorit, në tokën e shenjtë të Vorio Epirit”.

Ermioni Katsifa deklaroi se pranon propozimin e kësaj partie pasi kështu vërteton se familja e saj janë kundër çdo force ekstremiste dhe çdo akt dhune.

Eleni
Eleni

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb