Rreth 10 vite më parë, Enver Stafuka u rrëmbye në zonën e Fushë Krujës dhe u zhduk pa gjurmë prej atij momenti.
Ngjarja e rëndë u regjistrua më 8 shkurt 2015, në qendër të Fushë-Krujës. Në momentet e rrëmbimit, pamjet e të cilit u publikuan në emisionin “Në Shënjestër” nga Klodiana Lala, ishte edhe Gentian Bejtja, i cili u ekzekutua me breshëri kallashnikovi pasditen e kësaj të premteje në banesën e tij.
Në vendin e ngjarjes, ishte edhe Durim Bami dhe Ramazan Rraja. Fati i Stafukës nuk u zbuluan asnjëherë përgjatë kësaj dekade, ndërsa përpjekjet për eliminimin e Bejtjes ishin të vazhdueshme, derisa sot armiqtë ia arritën qëllimit.