Rrugëtimi i Ballkanit në Europë do të vazhdojë në Conference League. Skuadra e turit të dytë është sërish amatore, pasi luajnë me Hamrun Spartans. Këto të fundit humbën ndaj Lincoln Red Imps. Skualifikimi nga Champions erdhi përmes penalltive, si suharekasit. Rezultati i përgjithshëm përfundoi 1 me 1, ndërsa dy skuadrat mbyllën 90 minutat në transferta me fitoret 0-1.

Kujtojmë se Ballkani u turpërua në turin e parë të Champions League. Ekipi nga Andora i Santa Colomas i eleminoi pas penalltive, ndërsa rezultati i përgjithshëm përfundoi 3 me 3. Tashmë i gjithë fokusi është në Conference League. Kujtojmë se me Ilir Dajën, Ballkani ka luajtur për 2 sezone në grupet e Conference League.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb