Dje të ftuar në emisionin “Pardon My French” ishin çifti i spektaklit të kërcimit, Juliana Nura dhe Dion Gjinika. Ata përfunduan rrugëtimin e tyre javën e kaluar në DWTS. Në radio dyshja zbuloi më shumë detaje në lidhje me vazhdimësinë e angazhimeve të tyre pas spektaklit. Në Fan Club me Kiara Titon, Juliana tha se ishte juria ajo që vendosi se ajo duhej të largohej atë mbrëmje. Sipas saj, ishte diçka që nuk e priste dhe nuk e meritonte, sepse së bashku me Dionin, ishin një çift që çdo puntatë kishin vlerësime të mira. Por si ndihet ajo tani që kanë kaluar edhe disa ditë?

Juliana: Mirë që e keni pëlqyer, të gjithë janë zhgënjyer nga dalja jonë, por fatëkeqësisht kështu deshi juria. Kam qenë shumë e zhgënjyer dhe e shokuar këto tri-katër ditë. Nuk e prisja fare. Normal, sepse unë kisha ardhur për të fituar.

Elona Duro e ka pyetur më tej Julianën nëse është penduar për ato që ka thënë deri tani:

Juliana: Jo, asnjëherë! Unë jam një person që kur e flas diçka, i rri mbrapa dhe nuk e them pa pasur baza. Ashtu e them edhe tani, Iliri është shumë njeri negativ dhe nuk më pëlqen fare me ‘sex jokes’ që bën ai.

Elona: Janë dy gjëra të ndryshme të jesh njeri negativ dhe të kesh vlerësuar negativisht.

Juliana: Jo, vlerësimin e ka dhënë gjithmonë ashtu-ashtu. Siç e thashë edhe në intervista të tjera, unë mendoj se duke pasur Dionin balerin, nuk e di pritshmëritë e mia ishin pak më ndryshe.

Hyri në garë me shpirtin e fitueses, për të qenë në finale dhe për të marrë kupën dhe në gjykimin e saj tani është e zhgënjyer me veten e saj apo jo?

Nuk jam zhgënjyer vetëm unë, por shumë njerëz që na kanë përcjellë dhe e kanë dashur çiftin Dion-Juliana. Kjo është ajo e vërteta dhe shihet, unë gjithmonë e them që kur merr diçka për bazë duhet të shihen klikimet, komentet, votimet.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: