Një ditë pasi u emëra anëtare e Gjykatës Kushtetuese, e shtata në radhë, Sonila Bejtja pritet të betohet sot para Presidentit të Republikës, Ilir Meta.

Përmes një njoftimi, Presidenca bën me dije se zonja Sonila Bejtja u thirr sot në orën 12:30 për betim.

Ndërsa ndërkombëtarët kishin vendosur një afat për krijimin e kësaj gjykate, kanë mbetur ende edhe 2 vende të tjera për t’u plotësuar.

MBI ORGANIZIMIN E CEREMONISË SË BETIMIT TË GJYQTARIT TË RI TË GJYKATËS KUSHTETUESE

Presidenti i Republikës, Sh.T.Z Ilir Meta në datë 28.12.2020, ka administruar nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi Listën Përfundimtare të Renditjes së Kandidatëve të lejuar për kandidim dhe Raportin e Arsyetuar të Renditjes së tyre për plotësimin e vendit vakant në Gjykatën Kushtetuese (vakancë e parakohshme).
Kryetari i Shtetit, pasi shqyrtoi praktikën dhe dokumentacionin e përcjellë nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, në përfundim, me Dekretin nr. 11886, datë 28.12.2020, ka vendosur të emërojë zonjën Sonila Bejtja gjyqtare në Gjykatën Kushtetuese për plotësimin e kësaj vakance.
Presidenti i Republikës, në mbështetje të nenit 129 të Kushtetutës dhe nenit 8 të ligjit nr. 8577/2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, ka vendosur që:

Zonja Sonila Bejtja, anëtare e emëruar e Gjykatës Kushtetuese, të thirret për betim përpara Presidentit të Republikës, ditën e martë, në datë 29.12.2020, ora 12:30.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb