Qeveria ka miratuar sot vendimin për shkarkimin e Abigeila Voshtina nga detyra e Drejties së Përgjithshme të Teatrit Kombëtar të Operas, Baletit dhe Ansamblit Popullor.

Voshtina u emërua në këtë detyrë në 2022, pas një konkursi që në atë kohë u trumpetua me pompozitet, ndërsa u tha se drejtuesja e re do të kishte një mandat 4-vjeçar.

Por në fakt, violinistja e përzgjedhur ka qëndruar pak më shumë se dy vite në këtë detyrë, derisa sot me firmën e zv.Kryeministres Belinda Balluku, që drejtonte mbledhjen e Qeverisë, u shkarkua nga detyra. Në vendim nuk jepen arsyet e shkarkimit.

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 4, të nenit 9, të   ligjit nr.10352, datë 18.11.2010, “Për artin dhe kulturën”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

  1. Znj. Abigeila Voshtina, drejtor i Përgjithshëm i Teatrit Kombëtar të Operës, Baletit dhe Ansamblit Popullor, lirohet nga kjo detyrë.
  2. Ngarkohet Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare””, thuhet në vendim.

Capture
Capture

Voshtina zëvendësoi në detyrën e drejtueses së TOB, Zana Çelën, e cila synonte në 2022 një mandat tjetër drejtimi. Para se të merrte drejtimin e TOB dhe Ansamblit Popullor, Voshtina ishte këshilltare për Kulturën në Kryeministri.

Në garën për drejtuese e TOB, Voshtina u rendit para primabalerinës Adela Muçollari, tenorit Josif Gjipali, koreografit Tomorr Kokona, trompistit Kleanthi Gjika dhe violinistit Arben Skënderi.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb