TIRANE

Pas skandalit të publikuar mbrëmjen e sotme në emisionin “Stop” në Tv Klan se si shërbimi shëndetësor në Qendrën Spitalore Universitare (QSUT) blihet me para në dorë, reagon edhe Ministria e Shëndetësisë. Ka qenë vetë ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastarlliu ajo që njofton pezullimin dhe shkarkimin e menjëhershëm të infermierit Pali Çuni dhe mjekut Enes Hafizi.


Përmes kamerës së fshehtë, emisioni ka zbuluar se për të hyrë pa radhë në pavionin onkologjik dhe për të bërë rreze, mjafton të paguash të paktën 1000 Euro!


“Faleminderit emisionit “stop” për denoncimin!


Reagimi ynë është:

Pezullim dhe shkarkim i menjëhershëm nga detyra për shtetasit me iniciale p.ç dhe e.h., punonjës të shërbimit onkologjik në qendrën spitalore universitare “nënë tereza”, dhe ndjekje të çështjes në organet kompetente.

Jemi ne krahun e çdo qytetari që denoncon!

Kushdo që shkel ligjin dhe rregullat, baltos punën e një komuniteti profesionistësh, mjekësh dhe infermierësh si dhe dëmton raportin e besimit mjek-pacient, do të marrë ndërshkimin e merituar.

Askush në sistemin shëndetësor publik nuk duhet të shpërdorojë detyrën dhe besimin e dhënë për t’u shërbyer qytetarëve.

Po investojmë e punojmë çdo ditë për sistemin tonë shëndetësor.
Po investojmë në përmirësimin e kushteve të punës, në rritjen e pagave për personelin mjekësor, në teknologji e pajisje, që të garantojmë për qytetarët e pacientët kujdes shendetësor cilësor.

Raste si ky jo vetëm turpërojnë armatën e mjekëve dhe infermierëve të nderuar, që punojnë e sakrifikojnë ditë e natë per t’u kujdesur për ju, por dhe pengojnë permiresimin e sistemit!

Ndaj, asnjë hezitim për të denoncuar!”-shkruan Manastarlliu.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb