Kryeministri Edi Rama, i pranishëm në ceremoninë e Mirënjohjes për medalistët e Lojrave Olimpike, nuk ka ngurruar të “thumbojë” të gjithë ata që sipas tij folën keq për medaljet e fituara nga vendi ynë në Paris.

“Hedhja përpjetë e hudhrave ishte se nuk kishim përse të gëzonim për këto medalje sepse nuk ishin të Shqipërisë dhe një rruge pune për t’ja dalë, por medalje që erdhën si rezultat i dy djemve të ardhur nga larg që u gjendën rastësisht këtu.

Këtu janë medaljet e Shqipërisë në kampionatet të ndryshme, që nga Europiane e deri tek Ballkanike, nga 2021 deri sot.

Në tre vite Shqipëria ka marrë 538 medalje. Janë medalje të niveleve të ndryshme, por janë të shqiptarët kanë garuar me të tjerë, në rajon e më gjerë.

Janë dallëndyshet e para që do të sjellin medalje të reja”, u shpreh ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb