Mbrojtësi i Interit, Bisseck, u ftua për herë të parë nga Gjermania. Në një konferencë për shtyp pak ditë para ndeshjes kundër Italisë, Bisseck nuk fshehu emocionet.
“Kur je këtu, duhet të jesh i duruar. Së pari duhet të mësoj dhe duhet të them se po mësoj shumë nga lideri i kësaj mbrojtjeje që është Antonio Rüdiger. Djemtë e tjerë tashmë kanë shumë përvojë dhe ndoshta e dinë pak më mirë se çfarë kërkon trajneri prej tyre. Kështu që më duhet të shpresoj se Julian Nagelsman do të më japë një mundësi në këtë fazë”
Inter do të përballet me Bayern, në fazën tjetër të Champions League.
“Ata kanë lojtarë tepër të fortë, si në sulm ashtu edhe në mbrojtje; Nuk do të jetë e lehtë, sidomos ndeshja e parë në Allianz Arena. Por ne jemi në formë, të stërvitur mirë dhe nuk ka asgjë për t;u frikësuar. Mendoj se patjetër mund të bëjmë diçka pozitive.