Valentin Castellanos, sulmuesi i Lazios, u ftua për herë të parë nga Argjentina. Pas arritjes në aeroportin e Buenos Aires, Castellanos u ndal të fliste për mediat.

“Samueli më telefonoi dhe ishte një lajm i papritur, i  cili më gëzoi. Nuk kam folur ende me Scalonin, sigurisht që do të takohemi së shpejti.

Dëshira ime është ta shijoj këtë ftesë në maksimum, padyshim që mbaj përgjegjësinë për të qenë në ekipin që është kampion bote”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb