Në rrjetet sociale qarkulloi një automjet i cili ishte në breg të detit në Kune-Vain, Lezhë.

Video në të cilën dallohej që një makinë po qarkullonte mes pushuesve, duke iu rrezikuar kështu edhe jetën.

Policia përmes një njoftimi, bën me dije se është bërë i mundur identifikimi dhe ndëshkimi i drejtuesit të mjetit.

60 000 lekë, ka qenë masa administrative me të cilën është ndëshkuar E. P., 25 vjeç, i cili rezulton banues në Kurbin.

Teksa në mbyllje të komunikatës, policia u bën apel qytetarëve të denoncojnë nëse përballen me raste të tilla.

Njoftimi i policisë: 

Kune-Vain, Lezhë/ U fut me automjet në breg të detit dhe qarkulloi mes pushuesve, duke iu rrezikuar jetën, Policia identifikoi drejtuesin dhe e ndëshkoi me masë administrative 60 000 lekë.

Menjëherë pas publikimit në portalin “JOQ” të një video-je në të cilën shfaqet një shtetas duke lëvizur me automjet, përgjatë bregut të detit, në Kune-Vain, Policia Rrugore e Lezhës ka kryer të gjitha veprimet e nevojshme hetimore dhe procedurale për të nxjerrë përpara përgjegjësisë ligjore këtë shtetas.

Si rezultat, u identifikua dhe shoqërua në komisariat, së bashku me automjetin me të cilin shfaqet në video, shtetasi E. P., 25 vjeç, banues në Kurbin.

Në përfundim të veprimeve procedurale, ai u ndëshkua me masë administrative 60 000 lekë, për shkelje të neneve 7/12, 99/11, 173/2/h dhe 196/1 të Kodit Rrugor.

Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë fton median dhe qytetarët që të denoncojnë rastet e paligjshmërive, në numrin pa pagesë 112. Policia e Shtetit ju garanton anonimat të plotë dhe reagim të menjëhershëm

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: