Të gjithëve nga kujtohet historia e përndjekjes së Luana Vjollcës nga fansi i saj “i çmendur”. Një vit më parë ata “pushtuan” mediat rozë me përplasjen që ndodhi në mes të rrugës. Besmir Lila në atë kohë 32 vjeç po ndiqte Luanën, e cila sapo kishte dalë nga vendi i punës dhe po ikte për në shtëpi. Kur pa që një makinë e ndiqte nga pas ajo ka telefonuar të dashurin e saj, biznesmenin e njohur Krenar Çoçaj, i cili u përlesh fizikisht me fansin “e çmendur” të Luanës.

Fansi u arrestua dhe në atë kohë u dënua me 9 muaj burg për përndjekje. Mirëpo Besmir Lila ka përfituar nga gjykimi i shkurtuar, duke vuajtur vetëm 6 muaj burgim.

Lila është liruar në tetor të vitit të kaluar dhe orë disa kohë ai ka qëndruar jashtë shtetit, ndërsa në shkurt të këtij viti është rikthyer në Shqipëri.

Me sa duket 33-vjeçari ka vendosur ta harrojë fiksimin e vjetër dhe të vazhdojë jetën i qetë.

(e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: