KORÇË

Policia kufitare në Korçë ka ndaluar 3 emigrantë të paligjshëm në kufirin shqiptaro-grek.  Gazetarja e “BalkanWeb”, Lorena Kodra raporton se emigrantët e ndaluar janë të kombësisë siriane dhe algjeriane.


Ata u ndaluan në afërsi të fshatit Trestenik, ndërsa pas intervistimit dhe kryerjes se procedurave nga policia kufitare, emigrantet u kthyen  sërish në Greqi. Ndërkohë po gjatë ditës së sotme në Pogradec janë ndaluar edhe dy emigrantë të paligjshëm, të cilët kishin hyrë ilegalisht përmes kufirit të gjelbër.


Emigrantët i kanë shpëtuar kontrolleve të policisë së Devollit, por janë ndaluar nga blutë e Pogradecit teksa përpiqeshin të gjenin mjet transporti, për të udhëtuar drejt Tiranës, me destinacion final Malin  e Zi.


(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb