TIRANE- Në konfrontimet me policinë, teksa tentonte të hynte në Gjykatën e Tiranës, deputeti i PD-së, Edmond Spaho u lëndua dhe gjakos, por tashmë që seanca ka rinisur ai nxjerr disa të dhëna, që i konsideron tronditëse.

Sipas deputetit, mes kuksianëve të arrestuar nga policia në mes të natës, ka njerëz të sëmurë, madje persona që qëndrojnë në karrocë me rrota, madje ka nga ata që nuk kanë qënë fare në protestë.

STATUSI I PLOTË
Capture
Nga sa po degjojme nga te ndaluarit e Kuksit ne sallen e gjyqit po dalin fakte skandaloze per sjelljen e policise. Jane marre ne ora tre te nates, me maska, eshte ushtruar dhune duke lemerisur femijet e te ndaluarve. Shumica te papune, disa te semure me semundje kronike ose kane femije te semure madje edhe te paralizuar. Nje nga te ndaluarit eshte paraplegjik me karroce dhe e akuzojne qe ka “ushtruar” dhune nga karroca. Nje tjeter i papune ka gruan dhe vajzen te semura te cilat i sjell disa here ne jave ne Tirane per te marre sherbim shendetesor. Cdo here qe vjen ne Tirane ketij fukarai i duhet te paguaje 10 euro. Nje te ndaluar tjeter e akuzojne se ka ofenduar lartmadherine e tij Edi Rama prandaj edhe eshte ne burg.
Dy te ndaluar per te cilet prokuroria ka kerkuar arrest me burg rezulton qe nuk kane qene ne proteste. Njeri verteton madje me foto qe ka qene ne kafe ne ate ore ne Kukes kurse tjetri deklaron qe e kane marre ne ora tre te mengjesit me duar ngritur lart megjithese ai ju thoshte qe nuk kam qene ne proteste por duhet te me keni ngaterruar me ndonje tjeter.
Te ndaluarit akuzojne se policia i provokoi duke i goditur me shkopinj gome dhe me pas edhe me gure.
Te gjithe te ndaluarit jane ndaluar pa dokumentacion, prokuroria e “reformuar” ka plotesuar letrat 24 ore me vone duke genjyer se jane arrestuar ne oren 10 te mengjesit. Per asnje prej tyre nuk ka prova individuale se per cfare akuzohen. Te gjithe te ndaluarve ju ka kaluar afati 48 ore i shoqerimit dhe prokuroria dhe gjykata i mbajne te arrestuar ne menyre te jashteligjshme. Ata duhet te ishin liruar dje. Prokuroria fare qarte eshte kthyer ne vegel qorre te Edi Rames. Te shikojme gjykaten.

EMRAT E KUKSIANËVE PËR TË CILËT KËRKON BURG PROKURORIA
-Rasim Onuzi, 38 vjeç, banues në fshatin Nangë, Kukës.
-Florin Onuzi, 35 vjeç, banues në fshatin Nangë, Kukës.
-Shaban Selmani, 60 vjeç, banues në Kukës.
-Zenel Matmuja, 48 vjeç, banues në Kukës.
-Adem Duraku, 59 vjeç, banues në fshatin Morinë, Kukës.
-Xhevahir Gashi, 33 vjeç, banues në fshatin Nangë, Kukës.
Ervis Oruçi, 25 vjeç, banues në Kukës.
Vasil Laçi, 31 vjeç, banues në Kukës.
Abdi Haziraj, 49 vjeç, banues në Kukës
Edmond Matmuja, 21 vjeç, banues në fshatin Pobreg, Kukës
Shpetim Toda, 44 vjeç, banues në Kolsh, Kukës

(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: