Disa fotografi të cilat thuhet se nuk janë parë më herët, të 11 shtatorit që tregojnë shkatërrimin në Qendrën Botërore të Tregtisë në New York, janë publikuar nga një prej mjekëve të parë në vendngjarje.

Siç shkruan The Sun, pasi pa Kullat Binjake të “ndezura” në 11 shtator 2001 ndërsa po shëtiste qenin e tij, Dr. Emil Chynn, tani 50 vjeç, nxitoi të shihte se çfarë po ndodhte.
Sulmet terroriste përfshinin aeroplanë të rrëmbyer që u përplasen në qendrën tregtare, Pentagon jashtë Washington DC dhe një fushë afër Shanksville, Pensilvani – ku vdiqën gati 3000 njerëz.

Rënia e Kullave Binjake të qendrës tregtare prodhoi re të dendura të pluhurit dhe zjarre që zgjatën edhe më tej nën rrënoja. Dr. Chynn tha që e kuptoi që të qenit fizikisht në “Ground Zero” do të ishte më shumë ndihmë për viktimat, në krahasim me pritjen për t’i trajtuar ata në spital.

Doktori tani ka publikuar fotografitë që ka marrë gjatë javës që ai është bërë vullnetar në vendngjarje për të demonstruar mirësinë e të huajve gjatë një kohe kaq të bujshme dhe të tmerrshme.
Ai e përshkroi skenën si “të tmerrshme”, duke thënë se njerëzit po përpiqeshin të pastronin mbeturinat dhe pjesët e trupit nga i gjithë vendi.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb