FIER


Një grua 70-vjeçare është gjetur dje e mbytur në një lumë të fshatit Ndërnënas, në Libofshë të Fierit. Policia tha se trupi i pajetë i gruas së moshuar është gjetur nga peshkatarë të zonës.


Gazetari Ervis Kuçi raporton për “Balkanweb” se gruaja që u gjet e mbytur dje në Fier është Bala Marra.


Viktima është e datëlindjes 1948 dhe është nga Kozara e Kuçovës. Ajo dyshohet të jetë vetëmbytur në lumin Osum.

(d.xh/Balkanweb)