ELBASAN

Një ngjarje e paprecedentë ka ndodhur në Peqin, ku një i ri është gjetur i aksidentuar në anë të rrugës. 27-vjeçari me iniciale S.V është transportuar drejt spitalit ku edhe ka humbur jetën. Dyshohet se ai është goditur nga një motoçikletë, e cila më pas është larguar nga vendngjarja.

Ndërkohë grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të  ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit që fshihet pas ngjarjes.

Peqin / Informacion paraprak

Në aksin rrugor Elbasan- Peqin, në fshatin Pajovë , në anë të rrugës  është gjetur i aksidentuar shtetasi S.V., 27 vjeç, i cili ka ndërruar jetë rrugës për në spital.

Nga hetime paraprake dyshohet se personi është goditur nga një motoçiklet e cila më pas është larguar nga vendngjarja. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të  ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb