42-vjeçari nga Bilishti, Rigels Kaso i cili u gjet i dhunuar para disa ditësh në mënyrë brutale, ka ndërruar jetë.
Lajmi konfirmohet nga gazetari Igli Çelmeta.
42-vjeçari qëndroi disa ditë në gjendje kritike për jetën, por nuk mundi të mbijetonte plagëve të marra.
Rigels Kaso mbeti i plagosur rëndë pasi është dhunuar brutalisht nga një 34-vjeçar, i cili u shpall në kërkim sot nga policia.
Ngjarja e rëndë ndodhi më 15 gusht në Tiranë, ndërsa 42-vjeçari nga Bilishti ishte në gjendje të rëndë shëndetësore.
Sipas informacioneve 42-vjeçari nga Bilishti kishte komunikuar në Instagram me bashkëjetuesen e 34 vjeçarit, Bajram Gjeleshi.
Ky i fundit ka zbuluar mesazhet dhe ka shkuar vetë në vendtakimin që 42-vjeçari kishte lënë me bashkëjetuesen e Bajram Gjeleshit në rrugën “Sokrat Miho” në kryeqytet.
Ai është dhunuar me grushte nga 34-vjeçari dhe i ka rënë koka në bordurë nga ku ka marrë dëmtime.
Teksa fatkeqësisht ndërroi jetë pasditen e kësaj të premte.
Ndërkohë policia vijon punën për kapjen e autorit të ngjarjes.
(Balkan Web)